02.11.2015 · përditësuar para 3926 dite1 min lexim
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, duke folur në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se votimi për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është votimi më i rëndësishëm për deputetët qysh nga shpallja e Pavarësisë, njofton Klan Kosova.
“Kosova me nënshkrimin e MSA-së, fillon marrëdhënie kontraktuale dhe ka qasje në tregun e madh të Bashkimit Evropian”.
“Jemi këtu për të bërë votimin më të shumëpritur që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës”.
“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënie mes Kosovës dhe Serbisë kishte edhe këtë pikë, gjithashtu një pikë tjetër ishte që të dyja vendet që të mos ta bllokojnë rrugën e njëri tjetrin për në BE”.
“Një Kosovë e izoluar do të thotë një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor, dhe së shpejti presim edhe liberalizimin e vizave dhe vrima e zezë do të mbetët pjesë e historisë”, deklaroi Grabovci.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.