Lajmet e fundit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se e premtja, ishte një ditë shumë e veçantë për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Presidenti i vendit do të jetë President për të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës. Për ne deputetët ishte një ditë e veçanet sepse kishim një përgjegjësi tepër të madhe, të përfaqësojmë qytetarët e Kosovës”.
“Na presin sfida, rruga është e vështirë prandaj Thaçi është njeri që ka vetë të jashtëzakonshme dhe do ta dëshmojë se do të punojë për të mirën e qytetarëve të Kosovës”.
Në Kuvendin e Kosovës, sot është zgjedhur Presidenti i Ri i vendit. Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, është i zgjedhuri i ri për kryetar të Kosovës, me 71 vota pro, në raundin e tretë të votimit.