Lajmet e fundit

Adem Grabovci, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, do të intervistohet sot nga Prokuroria e Shtetit.
Grabovci do të merret në pyetje nga prokurorët, Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani.
Adem Grabovci është duke u hetuar për ushtrim të ndikimit dhe vepra të tjera, pas publikimeve të përgjimeve nga portali Insajderi.