Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci,në seancën e sotme parlamentare në të cilën pritet të votohet amandamenti kushtetues për krjimin e Gjykatës Speciale ka deklaruar se me themelimin e kësaj gjykate nuk cenohet as sovraniteti i Kosovës dhe as lufta e UÇK-së.
"Ne gjithsesi jemi të vetëdijshëm që pa dëshirën tonë dhe po ashtu edhe të miqve tanë, Kosova sot gjendet para këtij provimi të rëndësishëm. Ne e kemi parasysh se jemi para një raporti të Dick Martyt, i cili ka ngritur akuza qesharake për ne, por që ka marrë mbështetjen e Këshillit të Evropës" tha ai.
"Ne kemi ardhur në përfundim që duhet ta pastrojmë luftën tonë nga ato pretendime. Ne nuk duhet të frikësohemi nga askush", shtoi më tej Grabovci./Klan Kosova.