Lajmet e fundit

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka deklaruar se organizimi e protestave nga ana e opozitës për të kundërshtuar marrëvëshjet e arritura së fundmi në Bruksel po bëhet për interesa partiake, për marrjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme, e jo për interesa të qytetarëve.
Grabovci në emisionin Info Box të TV Dukagjini ka thënë se çështja e bisedimeve me Serbinë nuk i takon vetëm një subjekti politik dhe u shpreh se nëse ka gabime dhe shkelje të Kushtetutës edhe ata janë pro protestave, por duke shfrytëzuar rrugën institucionale.