Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se deputetët e partisë së tij, që më parë e kundërshtuan themelimin e Gjykatës Speciale, kësaj radhe votën do ta hedhin pro saj.
Ai nuk ka treguar se cilët janë deputetët të cilët janë bindur që të ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth kësaj çështjeje.
Grabovci ka deklaruar se deputetët nuk janë shantazhuar dhe nuk janë paralajmëruar për sanksionime por se kanë debatuar dhe janë bindur që ta përkrahin themelimin e Dhomave Speciale.