Lajmet e fundit

Ish shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci pak minuta më parë ka arritur në ndërtesën e Prokurorisë Speciale ku do të intervistohet.
Grabovci do të merret në pyetje nga prokurorët, Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani, njofton Klan Kosova.
Adem Grabovci është duke u hetuar për ushtrim të ndikimit dhe vepra të tjera, pas publikimeve të përgjimeve nga portali Insajderi.