Lajmet e fundit

Policia Rajonale e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në fshatin Gjurkovc të Shtimes, kurse një i dyshuar tjetër i rastit është në kërkim.
Sipas policisë, grabitja ka ndodhur të dielën në një pompë të derivateve në fshatin Gjurkovc,kur i dyshuari me inicialet K.M, 24 vjeçar në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, kanë hyrë me forcë në pompë dhe nën kërcënim të armës nga viktimat kishin marrë 500 euro , ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit policor pas një kohe kanë gjetur veturën e të dyshuarëve të cilën e kishin braktisur si dhe disa prova materiale lidhur me këtë rast.
Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, transmeton Klan Kosova.