Lajmet e fundit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një kazino në Gjakovë
"Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës në kazino, aty kanë hyrë dy të dyshuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para", bën të ditur policia.
Pas kryerjes së veprës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast, transmeton Klan Kosova.