Lajmet e fundit

Prokuroria ka dhënë urdhër sekuestrimin e dokumentacionit të kompanisë private që shoqëronte paratë e bankës së nivelit të dytë që u vodhën nga grabitësit.
Organi hetimor ka urdhëruar gjithashtu edhe sekuestrimin e dokumenteve të bankës në Rinas, paratë e së cilës do të transportoheshin.
Gjithashtu në hetime do të përfshihet edhe Ministria e Transporteve të Shqipërisë dhe veprimet e policisë, për të parë masat e sigurisë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.