Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha është shprehur se ngjarja e sotme, ku u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë, tregon se është rritur forca e krimit dhe ka rënë shteti.
Me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve.
“Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit, kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta lëmë vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin. #NgrihemiBashkë #18Shkurt”, shkruan kreu i opozitës në “Facebook”, shkruan gazeta Shekulli.