Lajmet e fundit

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në ora 15:10, në filialin e bankës "TEB" e cila gjendet në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga tre persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.
Të dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Klan Kosova.
Deri tani policia ka arritur të gjejë, veturën e tipit Audi, me të cilën janë larguar të dyshuarit, e cila do të konfiskohet për ekzaminim.
Nga gjithë kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar .
Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.