Lajmet e fundit

Vetëm pak minuta ka zgjatur grabitja e një kazinoje në Tiranë. Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 04:32 dy persona janë futur në një kazino, që ndodhet tek “Rruga e Elbasanit”.
Një nga grabitësit, sipas policisë, ka pasur një armë zjarri tip pistoletë. Grabitësi tjetër ka patur në dorë një thikë.
Ata kanë arritur të marrin 200 mijë lekë dhe të largohen pa lënë gjurmë. Policia thotë se po punon për identifikimin e tyre, ndërsa ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë./ tvklan