Lajmet e fundit

Të hënën pasdite është grabitur një argjendari në rrugën Tringë Smajli në Prishtinë nga tre persona të panjohur dhe të armatosur.
Sipas policisë, në momentin e grabitjes në lokal kanë qenë prezent dy persona, të cilëve nën kërcënimin e armës iu vodhën stoli ari në vlerë prej pesë mijë eurosh.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, duke shtënë me armë zjarri, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.