Lajmet e fundit

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq tha sot se është "absolutisht i nevojshëm kontrolli i plotë i kufirit shtetëror kroat".
"Kjo nuk do të thotë mbyllje e kufijve, kjo nuk do të thotë trajtim çnjerëzor të emigrantëve, por kjo vetëm do të thotë mbrojtje e sigurisë kombëtare, si dhe vetë emigrantëve të cilët janë shpesh cak i terrorizmit si dhe sulmeve terroriste," tha ajo, raportojnë mediat kroate, përcjellë Klan Kosova.