Lajmet e fundit

Gorilla Koko, mori një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e saj të 44-të.
Kjo gorillë që është e famshme sepse njeh gjuhën e shenjëve dhe kupton disa fjalë angleze, për dhuratë të ditëlindjes mori disa kotele, transmeton Klan Kosova.
Koko jeton në Fondacionin e Gorillave në Redwood City në Kaliforni së bashku me trajneren e saj Francine Patterson.
Sipas saj Koko mund të kuptojë rreth 2 mijë fjalë angleze dhe mund të komunikojë me të duke përdorë rreth 1 mijë “shenja të gjuhës së gorillave”.
Më poshtë mund ta shikoni dashurinë që u dhuron Koko koteleve të saj.