Lajmet e fundit

Një njeri i cili pretendonte se kishte hequr dorë nga pirja e duhanit është zënë duke pirë cigare nga Google maps.
Donny Riding, nga Wirral , ishte paralajmëruar nga mjekët të hiqte dorë nga pirja e duhanit dhe të bëj ndryshime në dietën e tij pas një sulmi në zemër.
Megjithatë, ai injoroi këshillat e doktorit dhe filloi të thithë duhan tinëz pa i treguar gruas së tij Juliet, sipas Liverpool Echo.
Gruaja e tij, Jolie i tha gazetës se Donny kishte dalë nga shtëpia pas një zënke e cila filloi pasi ajo kishte gjetur copa biskotash në makinën e burrit, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
“Më vonë gjatë ditës ne dëgjuam që kamera rrugore ishte duke funksionuar për rreth”
“Kur e pashë atë online nuk mund ta besoja, nuk mund të mohohej, pasi ne e pamë atë”
Fotografia tani është zëvendësuar me një version më të ri , por provat ende mund të shihen, duke iu falënderuar Google maps që i lejon përdoruesve të shikojnë fotot e vjetra.