Lajmet e fundit

Google dhe Microsoft kanë njoftuar se po dhurojnë para për të ndihmuar Indinë në luftën me pandeminë.
Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, njoftoi se janë ndarë 18 milionë dollarë për vendin. Në një deklaratë, ai tha se fondet do t'i jepen bamirësisë GiveIndia për disa nga familjet që janë goditur më shumë me shpenzimet e përditshme.
Paratë e mbetura do të shkojnë te UNICEF për të ndihmuar në marrjen e furnizimeve urgjente mjekësore, përfshirë oksigjenin dhe pajisjet e testimit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Pichai tha se një pjesë e parave u dhuruan nga punonjësit e Google.
Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella gjithashtu premtoi mbështetjen e tij për Indinë. Në Tëitter ai u zotua të ndihmonte në blerjen e "pajisjeve kritike të përqendrimit të oksigjenit".