Lajmet e fundit
Sipas trajnerit të Espanyolit, gardiani Kiko Casilla nuk do të mund t'i thotë jo Real Madridit.

Trajneri i Espanyolit, Sergio Gonzales ka pasur të mërkurën paraqitjen e parë për media, në kuadër të parasezonit. Në të ai shfrytëzoi rastin të flasë për disa çështje, përfshirë edhe të ardhmen e gardianit, Kiko Casilla.
Gonzales tha se “Espanyol është me fat që ka dikë si Casilla”.
“Ai është personalitet komplet. Stërvitet me dëshirë dhe nuk do që të ushtrojë kurrfarë presioni”.
Duke folur për mundësin e kalimit të numrit një të portës së skuadrës, ai tha se interesimi i Madridit është tërheqje e madhe për secilin, normalisht edhe për Casillan.
“Është mundësi e madhe, të cilës nuk mund t’i thuhet jo”.
“Disa oferta duhen peshuar, por jo edhe kjo. Ky është mendimi im si ish-futbollist”.