Lajmet e fundit

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez është ndarë nga këngëtari i njohur Justin Bieber rreth një vit më parë.
Çifti janë ndarë dhe janë ribashkuar disa herë, të paktën kështu është raportuar nga mediat rozë ndërsa së fundmi ajo ka pranuar se është duke kaluar prapë kohë me këngëtarin.
23 vjeçarja ka thënë për revistën “Elle” se nuk e di nësë do të dëshironte të bashkohej sërish me Bieber, transmeton Klan Kosova.
“Nuk e di”, ka thënë Gomez.
“Në të vërtetë, unë do ta mbështes dhe do ta dua gjithmonë në mënyrë të tillë… ne jemi rritur bashkë. Njerëzit duan që të jetë diçka ndryshe, por ne jemi shumë të rinj për këtë. Askush nuk është martuar… unë e respektoj. Dhe mendoj se edhe ai më respekton”, ka thënë ajo ndër të tjera.