Lajmet e fundit

Këngëtarja Selena Gomez, është duke kërkuar këshilla dashurie nga Taylor Swift.
23 vjeçarja që është ndarë nga i dashuri i saj, Justin Bieber vitin e kaluar, ka pranuar se ajo ka nevojë për ndihmë sa i përket lidhjeve me meshkuj, transmeton Klan Kosova.
“Ndonjëherë mendoj që e kam shkatërruar çdo gjë”.
“Por Taylor gjithmonë më tregon se si t’i rregulloj gabimet e mija e t’i shndërroj në diçka të mrekullueshme”, tha Gomez për Britain’s InStyle.
Dyshja, Swift dhe Gomez janë shoqe që tetë vite e madje iu referohen njëra-tjetrës sikurse familjare.
“Ajo është sikurse një motër për mua”, u shpreh Gomez.