Lajmet e fundit

Para dy viteve Selena Gomez dhe Ed Sheeran, ishin qendra e thashethemeve se mes të dy këngëtarëve ekziston një lidhje.
Tani dy vite pas, prapë dyshja është në kryetitujt e revistave ndërkombëtare, me dyshimin e njëjtë, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari i The Thinking Out Loud, dhe Gomez janë parë në një dyqan, pas festës së promovimit të albumit, të Tori Kelly.
Të dy këngëtarët, janë larguar nga kjo festë vetëm disa minuta përpara se të mbërrite ish i dashuri i Gomez, Justin Bieber.
Gomez dhe Sheeran janë njoftuar në vitin 2013, falë këngëtares Taylor Swift.