E mërkura në platformën numër një në vend, Artmotion zbardh me një përballje fantastike mes Brooklyn Nets dhe Golden State Warriors që vjen me fillim nga ora 01:30 pas mesnate dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 nën komentimin e Engjëll Bërbatovcit.
Skuadra e Warriors janë në pozitën e parë të perëndimit me 11 fitore dhe tri disfata, por nëse dështojnë të triumfojnë sonte ata mund ta humbin vendin e parë me Phoenixin që qëndron shumë afër.
Nga ana tjetër Brooklyni fitoren e kërkon pikërisht për ta marrë kreun e renditjes në konferencën lindore.
Interesant do jetë të shihni duelin mes ish-bashkëlojtarëve, Curry – Durant të cilët do të mundohen të japin më të mirën sepse janë dyshja kryesore e kandidatëve të hershëm për MVP.
5-shet e mundshme startuese tek dy skuadrat:
Golden State: Curry, Wiggins, Poole, Green, Looney
Brooklyn Nets: Harden, Mills, Brown, Durant, Griffin.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.