Golden Eagle Ylli ka arritur që të marr edhe një tjetër fitore të rëndësishme në finalen e dytë të play offit përball Pejës.
Skuadra nga Suhareka ka arritur që ta kthej rezultatin ku ishte duke humbur në pjesën e parë me nëntë pikë diferencë.
Çerekun e parë e fitoi Ylli me rezultat 24-20, të dytin e fitoi Peja me rezultat 23-10, çerekun e tretë edhe të katërt i fitoi Ylli me rezultat 21-12 dhe 20-18, njofton Klankosova.tv.
Lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje ishin Dardan Berisha i Pejës me 29 pikë e dy asistime dhe Morant i Yllit me 17 pikë e një asistim.
Kujtojmë se cila nga skuadrat i fiton tri ndeshje nga pesë do të shpallët kampion i Kosovës në Superligën e Basketbollit.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.