Lajmet e fundit

Kompania e pijeve "Frutex' në Suharekë të mërkurën ka ndarë 100 bursa për studentë nga ana e fondacionit "Golden Eagle".
Bursistët janë përzgjedhur në bazë të suksesit të tyre dhe gjendjes ekonomiko-sociale.
Përfituesit të tyre janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia , Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.
Secili nga bursistët do të përfitojnë nga 100 euro për një muaj që i bie gjithsej 900 euro për një vit akademik, njofton Klan Kosova.
Drejtori i kësaj kompanie, Shaqir Palushi tha se kjo është hera e parë që po ndajnë bursa për studentët por sipas tij nuk do të jetë e fundit.