Lajmet e fundit

Këngëtari Gold AG i cili njihet për këngët e tij patriotike, ka lansuar këngën më të re, “Falja e Gjakut”, njofton Klan Kosova.
Sikur në shumicën e rasteve, edhe kësaj radhe për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë këngëtari, Arian Agushi.
Ai gjithashtu ka realizuar skenarin dhe regjinë e këtij projekti.
Në videoklip shihen edhe aktorët e njohur si Çun Lajçi, Nimon Muçaj e Sunaj Raça.
Përveç artistëve, në tekstin e kësaj kënge përmendet edhe i ndjeri Anton Çeta i cili ishte i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.