Lajmet e fundit

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 4 në kryeqytet kanë arritur të parandalojnë një ngjarje të rëndë mbrëmjen e sotme në afërsi të Shkollës “Bajram Curri”.
Policia njofton se efektivët e Komisariatit Nr 4 ka arrestuar shtetasin Altin M., i cili ka goditur me thikë në këmbë, ish të fejuarën e tij shtetasen A. N., e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur fillimisht ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.