Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një biçiklisti.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.