Lajmet e fundit

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë gjatë së martës në fshatin Zhapluzhë të Dragashit pasiqë është goditur nga një kamion.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur gjersa një i dyshuar ishte pasi që i njëjti duke drejtuar kamionin transportues, duke lëvizur nga prapa në mënyrë të pakujdesshme me anën e djathtë të automjetit e ka goditur të miturën e cila ishte duke lëvizur edhe me një fëmijë tjetër në anën e majtë të rrugës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërkaq, i dyshuari dhe pasagjeri i kamionit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.