Lajmet e fundit

Çiklisti Samir Hajdari dhe trajneri Sabri Hyseni janë goditur nga një veturë në fshatin Rezallë të Skenderajt derisa po kryenin ushtrimet, njofton Klan Kosova.
Përderisa garuesi është liruar, Hyseni që është edhe nënkryetar në Federatën e Çiklizmit është në gjendje më të rëndë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa Kryetari i Federatës, Avni Nuha, ka paralajmëruar pushimin e të gjitha aktiviteteve të këtij sporti nëse nuk ndërmerret diçka në sigurimin e garuesve.
Kronikë nga Naim Selmani