Lajmet e fundit

Misioni Vëzhgues i ODIHR doli me deklaratën paraprake pas përfundimit të ditës së votimit.
Drejtuesja e këtij misioni, Audrey Glover tha se fushata ishte e qetë, ndërsa kishte rezerva kryesisht për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në përgjithësi për këto zgjedhje pati vlerësim.
"Këto janë zgjedhjet e 12-ta që OSBE vëzhgon në Shqipëri. Fushata ishte e qetë, toni i fushatës kishte përmirësim nga zgjedhjet e mëparshme. Politizimi i institucioneve të zgjedhjeve në Shqipëri vazhdon të minojë procesin zgjedhor," tha Glover.
"KQZ është entiteti përgjegjës për zgjedhjet. Kjo përgjegjësi ka funksionuar në mënyrë të hapur, por vendimet nuk ishin konsistente disa herë. Disa afate kohore nuk u zbatuan dhe disa vendime nuk ishin në përputhje me ligjin. KQZ mund të kishte dhënë udhëzime më të mira dhe të kishte bërë mbikëqyrje më të mirë të procesit," tha Glover.
"Në përgjithësi zgjedhjet ishin pozitive, por janë vënë re grupime në grup, grupe të aktivistëve partiakë pranë qendrave të votimit, që mund të frikësojnë zgjedhësit. Këto, së bashku me aludimet për abuzime gjatë fushatës, kanë minuar besimin e publikut tek integritetit të procesit," tha Glover, raportojnë mediat shqiptare.