Lajmet e fundit

Britanikja Dame Audrey Glover, e cila drejton misionin e monitorimit të ODIHR, vetëm 13 ditë para mbajtes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri ka kritikuar vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
"Kur ne përgatisim raportet tona, qofshin ato të ndërmjetëm apo përfundimtarë, nuk shohim vetëm për aspektet negativë, por edhe ato pozitivë. Ndaj, siç e keni vënë re, nëse keni lexuar raportin, në të janë përfshirë edhe disa aspekte pozitivë. Mendoj që deri në një pikë, jemi të shqetësuar për KQZ-në, sepse me raste mendojmë që vendimet e marra prej këtij institucioni janë të njëanshme dhe sipas linjave partiake" tha ambasadorja Glover në një intervistë për Top Channel.
Ajo është ndalur edhe tek problemi i vjetër i zgjedhjeve shqiptare, atë të shit-blerjes së votës dhe se sipas saj, deri më tani ODIHR ka pretendime, por jo prova konkrete për këtë dukuri.