Lajmet e fundit

Aktorja Goldie Hawn ka qenë një person shumë i lumtur për aq sa mbanë mend ajo.
“E kisha pyetur edhe nënën dhe më kishte thënë se isha një fëmijë i lumtur”, ka thënë ajo për revistën amerikane People. “Njëra ndër arsyet se pse jam ndier gjithmonë e lumtur është se e kisha zemrën plot hare, ajo gjithmonë rrihte fort”, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Ajo thotë se klumturinë e ka mësuar përmes një programi, të quajtur MindUp, pjesë e fondacionit The Haën Foundation.
Këtë program e kishte filluar 13 vjet më parë për shkak se ishte shumë e shqetësuar për problemet me të cilat përballen fëmijët sot: “ata janë shumë të dhënë pas idesë së të bërit vetëvrasje, ta lënë shkollën dhe kanë sjellje të çrregulluara e po ashtu kalojnë shumë kohë me teknologji.
Ky program përfshinë 15 ligjërata, dhe është aplikuar në më shumë se 600 shkolla në tërë botën, duke u përpjekur që t’ua largojë stresin fëmijëve.