Lajmet e fundit

Ka kaluar vetëm një ditë që kur Ledri dhe Young Zerka publikuan bashkëpunimin e tyre me titull “Nona”, por klikimet në youtube kanë arritur tashmë në mbi gjysmë milioni, njofton Klan Kosova.
Kënga e cila është punuar në studion e RedBox Entertainment me tekst nga vetë artistët, po del të jetë një projekt tjetër i cili tashmë ka hyrë në konkurrencë për hitin e verës.
Kujtojmë që nuk ka shumë javë që Young Zerka lansoi këngën e re “A ma fal” këngë kjo e cila ka mbi 1 milion shikime në youtube, derisa Ledri po punon në këngë të reja.