Vdekja e nëntëvjeçarit, Jamel Myles, mamaja e të cilit thotë se vrau veten pas ngacmimeve homofobike, ka tronditur interetin. Njerëzit kanë ndarë histori të ngjashme bullizmi, kanë kërkuar ndihmë e të shumtë kanë qenë ata që kanë marrë rolin e psikologut duke dhënë këshilla sesi duhet reaguar në këto raste. Megjithatë diskutimet online mbeten të një niveli të caktuar dhe bullizmi është një problem shumë më i rëndë nga sa mund të perceptohet ! Ngacmimi është një problem serioz në shkolla, dhe me komunikimin e zgjeruar online është shtuar dhe bullizmi kibernetik, për çka jo shumë prindër janë në dijeni.
Hulumtimi nga YouGov dhe Survation konstaton se 40 për qind e të rinjve janë ngacmuar për aftësinë e tyre të të nxënit (intelektin e tyre), dhe më shumë se 39 përqind thonë se kjo ka ndikuar në notat e tyre shkollore. Gati gjysma (46 përqind) e të rinjve janë të shqetësuar për kthimin në shkollë për shkak të ngacmimeve dhe 70 përqind e prindërve - kjo është pothuajse tre të katërtat - nuk mendojnë se mësuesit e shkollës po bëjnë mjaftueshëm për të ndaluar bullizmin në shkolla.
The Independent iu drejtua profesionistëve psikiatrikë dhe organizatave LGBT + dhe ka përpiluar një sërë mënyrash se si prindërit mund t’u vijnë në ndihmë fëmijëve nëse këta të fundit po vuajnë pasojat e bullizmit.
- Lërini fëmijën të kuptojnë se ata nuk janë të dobët
Dr Michael Duke, një psikiatër që ka më shumë se 30-vjet përvojë pune me fëmijët, pohon se bullizmi lulëzon në fshehtësi dhe njerëzit që vuajnë nga ngacmimet shihen nga të tjerët si më të dobëtit. Duke rritur vetëbesimin e fëmijës suaj, ai vetë nuk do të ndihet inferior e nuk do lejojë të trajtohet si i tillë.
- Inkurajoni fëmijët tuaj të flasin
Dr. Duke shton se bullistët kontrollojnë “fshehtësinë”. Inkurajoni fëmijët tuaj të flasin për çdo problem që u ndodh në shkollë dhe bindini se do të jeni të parët që do e zgjidhni problemin.
Gjithkush ka të drejtë të ndihet i sigurt dhe jo i kërcënuar. Ai inkurajon të rriturit dhe fëmijët që të kërkojnë ndihmë kur ata janë viktima të bullizmit. Duke qëndruar të heshtur, thotë ai, "e inkurajon abuzuesin" të vazhdojë me ngacmime.
- Bashkëpunoni ngushtë me mësuesit
Profesor Ian Rivers, kreu i Shkollës së Edukimit në Universitetin e Strathclyde në Glasgow, thotë se shkollat duhet të jenë përgjegjëse për studentët dhe sigurinë e tyre, shkruan living, transmeton Klan Kosova. Është e rëndësishme që shkollat të mbrojnë të rinjtë që identifikohen si lezbike, homoseksualë, biseksualë ose transeksualë. Gjithnjë e më tepër të rinjtë po vënë në pikëpyetje orientimin e tyre seksual dhe identitetin gjinor në shkollë.