Lajmet e fundit

Shumë pak njerëz e përdorën të martën metronë si mjet transporti, pas vendimit të ri për bllokadën e tretë kombëtare që ka për qëllim të ndalë, rritjen e mëtejme të rasteve me koronavirs dhe variantin e ri të sëmundjes ngjitëse.
Këto masa pritet të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të të prekurve për të lehtësuar edhe ngarkesat në spitale pak para së të nis vaksinimi kombëtar për të gjitha kategoritë e njerëzve, njofton Klan Kosova.
Injektim masiv me vaksinë anti COVID-19 pritet të ketë edhe në Hamburg të Gjermanisë.
Edhe ky shtet po planifikon të zgjasë bllokadën përtej 10 janarit, datës kur do të duhej të përfundonte izolimi që nisi me 16 dhjetor.
Por masat pritet të vazhdojnë me një vendim të ri të Kancelares Angela Merkel dhe 16 guvernatorëve gjermanë pasi bllokada ndikoi në uljen e numrit të rasteve me COVID-19.
Nga frika e një përhapjeje të shpejtë të sëmundjes, edhe autoritet spanjolle ranë dakord për të ashpërsuar kufizimet në lëvizje, të aktivitete biznesore dhe tubimeve shoqërore.
Edhe këtë shtet si në 27 të tjera ka nisë vaksinimi i dozës së aprovuar të Pfizer e BioNtech.
Megjithatë këto kompani farmaceutike kanë paralajmëruar të gjitha vendet të aplikojnë edhe dozën e dytë të vaksinimit më së largu deri në tre javë pasi nëse tejkalohet koha e përcaktuar, siguria dhe efikasiteti i saj mund të vihet në pikëpyetje.
https://www.youtube.com/watch?v=8L4lXp8sPLQ&feature=youtu.be