Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, mund të largohet nga politika.
Kështu merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj brenda VV-së, ani se arsyet e largimit të tij ende nuk janë bërë të njohura.
Kjo lëvizje, lë të kuptojë që Gjyshinca do fokusohet në projekte të tjera dhe të japë një kontribut ndryshe jashtë politikës.
Gjyshinca ishte një figurë e njohur në skenën politike, duke kontribuar në iniciativat dhe politikat që kanë ndikuar në zhvillimin e vendit.
Megjithatë referuar këtij raportimi të Klanit sipas burimeve brenda VV-së, Gjyshinca ka bërë një reagim në llogarinë e tij në facebook, duke e mohuar largimin e tij nga politika.