Lajmet e fundit

Zac Efron dhe Robert De Niro “tranohen” gjatë pushimit të pranverës në trajllerin e filmit Dirty Grandpa, transmeton Klan Kosova.
Nuk krahasohet asgjë me atë si kur e lëkundni Daytona Beach me gjyshin tuaj – ose së paku kjo është ajo që De Niro i thotë Efron-it në këtë komedi.
Jason do të duhej të martohej me të fejuarën e tij (Julianne Hough) – por e gjen veten të zvarritur në gropën e drogës, pijes dhe vajzave nga gjyshi i tij.
Në Dirty Gradpa luajnë po ashtu edhe Dermot Mulroney, Zoey Deutch, Jason Mantzoukas, Aubrey Plaza dhe Adam Pally.
Dan Mazer – i njohur për punën e tij në filmin e Ali G dhe Borat – e ka xhiruar Dirty Grandpa në lokacionet e Floridas në fillim të këtij viti.
Filmi pritet që të jepet nëpër kinematë amerikane me 22 janar.