Lajmet e fundit

Ndërkohë që Gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen ndaj dy deputetëve socialistë, që dhunuan kolegun e tyre në Kuvend, mësohet se Gjykata e Tiranës brenda 6 muajve ka dhënë plot 17 vendime për fajësi për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.
Në një rast, sipas Panoramës, një person u dënua me një vit burg pasi goditi me grusht një gardist, pasi ai nuk e lejoi të hynte në kryeministri për të takuar kryeministrin.
Relatori është Medi Bici, gjyqtar në këtë gjykatë që prej vitit 2010. Ai u rrëzua nga mazhoranca në vitin 2008, por më pas u votua dy vjet më vonë dhe u dekretua.
Ardian Dvorani është emëruar në këtë gjykatë në vitin 2005. Ai ka qenë relator i çështjes ndaj Ilir Metës në vitin 2012. Ai duhet të dorëzojë detyrën, por nuk është zgjedhur akoma zëvendësi i tij për shkak të ngërçit të kësaj mazhoranca me presidentin Nishani.
Artan Zeneli është anëtar i gjykatës nga korriku 2013. Në vitin 2013 ai mori votat e mazhorancës së djathtë.
Tom Ndreca është anëtar i dekretuar në vitin 2013 nga Bujar Nishani. Ndreca u përfol shumë në vitin 2011, kur i dha fitoren Lulzim Bashës në zgjedhjet lokale, kur ishte drejtues i Kolegjit Zgjedhor.
Admir Thanza është zgjedhur në këtë post në prill të vitit 2013. Ai erdhi aty pas përfundimit të mandatit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.