Lajmet e fundit

Një nëne nga Sydney, Australia, i ishte ndaluar që ta ushqente fëmijun e saj me gji.
Kjo vetëm, sepse ajo kishte tatuazhe.
Por, ajo e ka fituar apelin e saj kundër këtij vendimi, transmeton Klan Kosova.
Në seancën që u mbajtë në Sydney, të enjtën, gjyqtari Matthew Myers është shprehur që gruaja me tatuazhe, e ka rrezikuar fëmijun e saj 11 muajsh.
Ai kishte hulumtuar në internet, për dëmet që mund të sjell ushqyerja me gji, nëse nëna ka tatuazhe.
Por këtë të premte, gjykata e ka rrëzuar vendimin e tij.
Gruaja që nuk i’u zbulua identiteti, është 20 vjeçare dhe ka tatuazhe në dorë dhe në këmbë.
Ishte babai i fëmijës, që kishte ngritur shqetësimet e tij, se fëmija mund të dëmtohet nëse ushqehet me gji.