Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Blerta Deliu-Kodra nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po vazhdon ende në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjithashtu, me Deliu-Kodrën do të flasim edhe për qëndrimet e Prokurorisë Speciale, konkretisht për kërkesën e kësaj prokurorie që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të dënohen me 180 vjet burg, nga 45 vjet për secilin.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.