Lajmet e fundit

Një gjykatës në SHBA ka urdhëruar bashkimin e fëmijëve imigrant me prindërit e tyre brenda 30 ditësh.
Gjykatësi ka marrë këtë vendim në lidhje me ndarjen e familjeve përmes politikave kontroverse për ndalimin e kalimit ilegal të kufirit.
Ndërkohe kjo politikë e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin me Meksikën është duke u shqyrtuar nga 17 shtete të SHBA-ve, të cilat kane hedhur në gjyq Administratën Trump.
Prokurorët demokratë nga shtetet si Washington, New York e Kalifornia iniciuan këtë padi.
Më shumë se 2,300 fëmijë imigrant janë ndarë nga prindërit e tyre që nga fillimi i majit kur edhe filloi implementimi i kësaj politike, e cila ka për qëllim të ndjekë penalisht çdokënd që e kalon kufirin ilegalisht.