Lajmet e fundit

Shefqet Hasimi, avokat i palës paditëse, ka treguar për Klan Kosova se Gjykata Themelore ka marrë vendim që të lirohet objekti, i cili ishte i uzurpuar që nga viti 2017, nga një biznes i veshmbathjeve.
“Sot për fat te mire dulëm ne vend te ngjarjes, dhe iu ndalu veprimtaria Besnik Gashit, ndërsa per lokalet tjera, 54 dhe 56, janë në procedurë”, tha Hasimi
Ai u shpreh i habitur që për lokalin tjetër që ai përfaqëson, me numër 50, gjykata ende nuk ka thirrur seancë, ani pse prokuroria ka ngritur aktakuzë.
“Për lokalin numër 50, pronar i Beg Hasimit dhe Visar Zukes, gjykata për habi nuk ka filluar asnjë seancë meqenëse kemi të bejmë me uzurpim, dhe kjo paraqet rrezik të lartë".
“Ndërmarrja publike banesore më mënyrë të kundërligjshme ka vepru duke mendu qe keto kontrata jane ne pronësi te baneses, dhe ka lidhur kontratë”, shtoi avokati.