Ishte viti 2016, kur Pjetër Shala mësoi për vdekjen e një njeriu pa e ditur se 8 vjet më vonë, për atë ngjarje do të dënohej me 18 vjet burg.
Për ta kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, Mbrojtja e ish-komandant “Ujkut” e ngriti këtë çështje në seancën e parë të Apelit duke thënë se Shala i kishte bërë ato deklarata pa avokat, e madje xhirimet dhe procesverbali i asaj interviste me autoritetet belge është zhdukur krejt, raporton Klan Kosova.
Mbrojtja kujtoi se Shala u dënua për përgjegjësi komanduese, si anëtar i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, ani se kurrë s’u faktua roli i tij në vrasje.
Fakti tjetër është huqja e dëshmitarëve për ta identifikuar “Ujkun”.
Për këtë vrasje të paligjshme dhe krimet në ish-Fabrikën e Metalit në Kukës, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar Sabit Gecin me 15 vjet e Xhemshit Krasniqin me 7 vjet heqje lirie.
Pas Mbrojtjes, Prokuroria mori fjalën për t’i mbrojtur argumentet mbi të cilat Shala u dënua me 18 vjet në korrik të 2024-ës. Të premten argumentet i shtron edhe Mbrojtësi i Viktimave. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=jG_8nqDjyIA
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.