Lajmet e fundit

Gjykata në Indi ka marrë vendim që divorci i menjëhershëm është jo kushtetues, kështu duke shënuar një fitore të madhe për aktivistet e të drejtave të grave.
Me një vendim shumicë, 3 me 2, Gjykata Supreme ka deklaruar që duhet të ndiqen praktikat ligjore.
India është një prej vendeve të shumta ku një person mysliman mund të divorcohet nga bashkëshortja e tij brenda disa minutave, vetëm duke thënë fjalën talaq (divorc) tre herë.
Vendimi historik i kësaj gjykate vjen pas mbledhjes se disa peticioneve që sfidonin divorcin në këtë mënyrë.