Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër Kujtim Bucaliut dhe “HIB Petrol”, të akuzuar për mashtrim të Komunës së Prishtinës me naftë jocilësore.
I akuzuari Kujtim Bucaliu është dënuar me katër vjet burgim dhe gjobë në shumë prej 15 mijë euro.
“HIB Petrol”, person juridik me përfaqësues Shkelzen Hetajt, është dënuar me gjobë në shumë prej 30 mijë euro, të cilën shumë është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 dite, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.
E dëmtuara Komuna e Prishtinës është udhëzuar që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest të rregullt civilo - juridik.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.