19.10.2018 · përditësuar para 2844 dite1 min lexim
Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Stresi u prangos në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.
Sipas policisë, ai është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Sipas burimeve të Top Channel, reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh, ndërsa gjykata ka caktuar për të edhe masën e sigurisë arrest me burg, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 2015, Stresi u arratis edhe nga komisariati nr. 3, ndërsa në muajin prill të këtij viti u arrestua sërish së bashku me dy miq të tij në një lokal duke konsumuar kokainë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.