Lajmet e fundit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të martë të pezullojë zbatimin e ligjit të Vettingut. Ligji u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.
Partia Demokratike e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese dhe pezullimi i tij ishte një nga kërkesat. Pezullimi i zbatimit të ligjit do të qëndrojë deri në marrjen e një vendimi për të.
Në vijim, Gjykata Kushtetuese do të diskutojë edhe kërkesën e dytë të PD-së që lidhet me shfuqizimin e disa neneve të tij të konsideruara antikushtetuese.
Ligji i Vettingut parashikon kalimin në filtër të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve nga ana pasurore dhe ajo e figurës së tyre.