Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestro ndaj aksioneve të kompanive të biznesmenit italian Francesco Becchetti. Seanca është zhvilluar ditën e sotme, pas kërkesës së palës mbrojtëse për heqjen e sekuestros.
Sipas Prokurorisë janë katër persona të dyshuar si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave: Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini. Në total bëhet fjalë për një shumë rreth 40 milionë euro. Hetimet për këtë cështje kanë nisur në vitin 2014. Organi i akuzës në këtë dosje sqaron se manovrat financiare janë shtrirë në harkun kohor prej vitit 2007 deri në vitin 2013.
Pas lejes së dhënë nga gjykata, prokuroria ka sekuestruar 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet” dhe shoqëritë “Cable System”, “Energji”, “400KV” dhe “Fuqi”. Po kështu u bllokuan edhe llogaritë bankare të këtyre kompanive. Biznesmeni italian Becchetti e ka dërguar cështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar./Lapsi.al