Lajmet e fundit

Seanca gjyqësore ndaj Kokëdhimës u zhvillua me dyer të mbyllura ditën e sotme. Mihal Kokëdhima akuzohet për veprat penale "kanosje", "shkatërrim i prone" dhe për "dëmtime të tjera me dashje".
Mihal Kokëdhima para trupës gjykuese nuk ka pranuar akuzuat, ndërsa avokatët e tij Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj, kërkuan një masë më të lehtë duke ofruar garanci pasurore deri në tre mijë euro, por Gjykata nuk ndryshoi masën e sigurisë "arrest me burg" për pronarin e lokalit i cili akuzohet se ka dhunuar një grup turistësh spanjollë.
Lokali “Panorma” në Porto Palermo, i cili ishte në pronësi të Kokëdhimës u shkatërrua nga IKMT-ja menjëherë pas ngjarjes së rëndë me arsyetimin se objekti nuk ishte i legalizuar